NË RADAR TË MILANIT

Milot Rashica, 3 vite më parë me fanellën e Vushtrrisë në ndeshje ndaj Feronikelit/ BOROZANI/ D. S.
TMW: Milot Rashica në sytë e Milanit dhe Udineses
25 July, 2017 @12:18
Përmes një njoftimi të botuar sot në mëngjes, portali italin Tuttomercatoweb ka bërë të ditur se përveç interesimit të mëhershëm të Napolit për talentin e Vitesses, Milot Rashica, tashmë edhe Milan e Udinese i kanë vënë syrin ish futbollistit të Kosovës së Vushtrrisë.
Rashica 21 vjeçar është pjesë e rregullt e 11-shes së Vitesses qe dy stinorë sa luan atje dhe njashtu është standard në përfaqësuesen e Kosovës në të shumtën e ndeshjeve.
Vlera e Rashicës llogaritet të jetë 8 milionë euro ka bërë të ditur portali futbollistik në fjalë sot.