LLAPI

Foto: KF Llapi
Begolli prezantohet te Llapi
25 July, 2017 @20:12
Pasi u zyrtarizua disa ditë më parë si futbollist i Llapit, Gentrit Begolli sot u prezantua në ambientet e klubit nga Podujeva.
Prezantimi i Begollit u bë i ditur pak më parë në faqen e klubit të Llapit në Facebook, ndërsa duhet cekur që ky ishte përforcimi i nëntë i skuadrës së Tahir Batatinës në këtë afat kalimtar.