MIQËSORE POTENCIALE

Genoa kërkon miqësore ndaj Prishtinës
26 July, 2017 @13:17
Skuadra e Serie A-së në Itali, Genoa, ka kërkuar miqësore me Prishtinën për datën 5 ose 6 gusht ka bërë të ditur klubi bardhekaltër përmes faqes zyrtare të saj, prishtinafc.com. Borozani.com
Prishtina, që stadiumin e ka në rinovim e sipër është deklaruar që do t’i kthejë përgjigje shpejt ekipit italian, ku më parë ka luajtur Blerim Dzemaili, ndërsa ndeshja sipas të gjithave gjasave mund të zhvillohet vetëm në “Adem Jashari” të Mitrovicës.