NË GJAKOVË

Dy brazilianë në prova te Vëllaznimi
26 July, 2017 @12:24
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, që në xhiron e parë të stinorit të ri të Superligës do të ndeshet me Lirinë e Prizrenit, ka bërë të ditur se ka marrë dy lojtarë brazilian për prova këto ditë.
Djougher Patrick, mesfushor defanziv i ekipit Araxa dhe Leandro Junio, mesfushor ofanziv - janë në prova në Gjakovë dhe së shpejti pritet të shikohet nëse do të bindin drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ismet Munishi për të qëndruar te kuqezinjtë.
Vëllaznimi ditë më parë në miqësore kishte mposhtur skuadrën e Ligës së Parë nga Peja, Onix, 3-0, ndërsa në miqësoren e fundit, u mposht nga Llapi 1-2.