SONTE

Milan i kthehet Europës
27 July, 2017 @13:18
Rossonerët sot pas viteve të tëra po i kthehen garave europiane. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Montella që shkëlqeu në pazarin veror të lojtarëve, tashmë duhet të tregojë në fushë fuqinë.
Pas 3 stinorësh rossonerët i kthehen Europës përmes kualifikimeve në Europa Ligë, ku sonte (20:00) ekipi i Milanit është mysafir i Craiovës në Rumani.
Milan do të kërkojë që të kalojë këtë fazë kualifikuese dhe të arrijë Play-Offin e EuropaLigës.
Pas saktë 1234 ditëve, Milan i kthehet garave europiane.