MIQËSORE: POBEDA-LIRIA
BOROZANI/A.P./Arkiv
Zeka 2 asistime, Liria mposht Pobedën
27 July, 2017 @8:47
Sulmuesi gjakovar i Lirisë i ardhur nga Feronikeli këtë verë, Mevlan Zeka, me dy asistime ka qenë ndër emrat më të dalluar të Lirisë në fitore ndaj Pobedës së Prilepit në miqësoren e djeshme, që Liria e fitoi 2-1. Borozani.com
Liria është duke kaluar fazën e dytë përgatitore në Ohër, nën mbikqyrjen e trajneri të ri të ekipit, Bledi Shkëmbi, ndërsa ekipi bardhezi nga Prizreni edhe pse ishte në disavantazh 0-1 (5’), ka arritur që të kthehet në lojë dhe të fitojë në fund, përmes golave të Artur Maganit (16’) dhe Zenel Gavazajt (86’), 4 minuta para fundit të ndeshjes.
SHIKO: Orari i Superligës 2017/18
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Lirisë në fazën përgatitore, derisa ekipi ka vënë synime për pjesën e epërme të tabelës së Superligës për stinorin 2017/18.
Liria Superligën 2017/18 do t’ia nis si mysafir, për tu ndeshur me Vëllaznimin në Gjakovë në xhiron e parë të stinorit.