ILIR DAJA

Ilir Daja, trajner i Skënderbeut/ Foto: kfskenderbeu.al
50-50 mundësitë për Play-Off
28 July, 2017 @0:33
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën e treguar në fushë nga skuadra e tij gjatë humbjes 2-1 në Çeki përballë Mlada Boleslavit.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai tha se humbja e shpeshtë e topit në zona të rrezikshme i dha mundësinë kundërshtarit që t’i vendoste në vështirësi.
Megjithatë, goli në fushë të huaj ka shumë rëndësi për Dajën dhe ai i shikon si të barabarta mundësitë e kualifikimit.
“Fillimin e ndeshjes nuk e kishim ne ritmin e duhur sepse duhet të luanim shpejt dhe nuk e di pse ndeshja filloi ashtu. Kundërshtari na vuri në vështiresi. Pjesa më e madhe ka qenë humbja e topit në zonat e rezikshme nga ana jonë. Për pjesën e parë duke qënë se humbëm shpesh topin nuk patëm raste për të shënuar. Në pjesën e dytë morëm me shumë territor dhe ishim më kërkues. Arritëm të shenojmë dhe humbëm përqëndrimin. Nuk është diçka e mirë për ne duke parë edhe eksperiencen që kemi. Shënimi i golit në fushën kundërshtare na jep shans për të bërë një tjetër paraqitje në ndeshjen e kthimit. Mendoj që kemi shanset tona dhe të dy ekipet kanë të njëjtat shanse për kualifikim”, u shpreh trajneri Daja për mediat çeke, pas ndeshjes.
Skënderbeu pësoi 2-1 nga Mlada sonte, ndërsa pas një jave i pret në terren shqiptar rivalin çek. Një fitore minimale pa pranuar gol, si 1-0, do ta çonte ekipin korçar në fazën Play-Off të Europa Ligës.