EUROPA LEAGUE

Osijeku i Grezdës e Ejupit befason gjigantin holandez
27 July, 2017 @20:58
Një penallti e konkretizuar në gol nga Barisic ishte e mjaftueshme që Osijeku të shkaktojë befasi të dorës së parë në takimin e luajtur ndaj PSV-së superfavorite në Eindhoven.
Osijeku, skuadër në të cilën aktivizohen Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi, tashmë ka një epërsi të konsiderueshme në ndeshjen e kthimit në Kroaci javën e ardhshme, kur dihet rëndësia e golit dhe fitores në terrenin kundërshtar.
Grezda dhe Ejupi ishin startues dhe luajtën përgjatë gjithë ndeshjes në fitoren e madhe të skuadrës kroate sonte.