TRANSFER

Foto: LIRIA FC
Liria kompleton transferin e fundit veror
27 July, 2017 @16:08
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Lirisë nga Prizreni ka njoftuar se në Ohër, aty ku Liria po i zhvillon përgatitjet, ka arritur Mikel Kaloshi, portieri 24-vjeçar.
Kaloshi, i cili së fundi ishte pjesë e Tomorit në Shqipëri e më parë ishte edhe pjesë e Bylisit, do të jetë pjesë e ekipit prizrenas në stinorin e ardhshëm, ndërsa në njoftimin e postuar në Facebook thuhet që ky pritet të jetë transferimi i fundit të Liria sa i përket këtij afati kalimtar.