TRAKAI - SHKËNDIJA

Foto: KFShkendija.com
Dy të kuqe, por Shkëndija s’dorëzohet
27 July, 2017 @21:06
Shkëndija është mposhtur në përballjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Europa Ligës nga Trakai në Lituani, 2-1.
Mirëpo, ekipi i Qatip Osmanit, përkundër se ishte në disavantazh dhe kishte dy lojtar mangu në fushë, pas kartonave të kuq të Ardian Cuculit dhe Stenio Juniorit, nuk u dorëzua fare dhe mbajti rezultatin deri në fund të takimit, që shkoi deri në 5 minuta shtesë.
Rusi Maksim Maksimov ka qenë golashënues i dyfishtë për ekipin lituanez sot, derisa një krosim i bukur i Ferhan Hasanit ka bërë që Stenio Junior të barazojë rezultatin para fundit të pjesës së parë.
Maksimov shënoi golin e tij të dytë në fillim të pjesës së dytë, pas së cilës Shkëndija brenda 5 mintuave mbeti me 9 lojtarë dhe duroi edhe 35 minuta në fushë pa pësuar.
Gjithçka vendoset në ndeshjen e radhës në stadiumin Mladost të Strumicës, ku Shkëndija pret në ndeshjen e kthimit Trakain.
Trakai - Shkendija 2-1 Goals & Highlights by footyhl