MLADA-SKENDERBEU

Pamje nga ndeshja e sotme, Mlada - Skënderbeu/ Foto: kfskenderbeu.al
Latifi i jep shpresë Skënderbeut
27 July, 2017 @20:02
Skënderbeu është mposhtur nga Mlada Boleslav 2-1 në përballjen e parë të raundit të tretë kualifikues në ndeshjen e posapërfunduar në Městský stadion të Çekisë.
Mlada kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë kur Jan Chramosta shënoi për 1-0. Ndërsa Skënderbeu u ngjallë në fund, kur Liridon Latifi 4 minuta para fundit të ndeshjes barazoi në 1-1.
Reagimi i çekëve ishte i menjëhershëm, pasi që zëvendësuesi Adam Janos ktheu epërsinë një minutë më vonë, për 2-1, që doli të jetë përfundimtare.
Por, tani në ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën që vjen në Korçë, Skënderbeut do t’i duhet një fitore minimale prej 1-0 për të siguruar Play-Offin e Europa Ligës.
Sikurse Shkëndija e Tetovës që kishte eliminuar vjet Mladën, shpresojmë që edhe Skënderbeu të ketë fuqinë e njejtë javën që vjen.