CRAIOVA-MILAN

Milan i kthehet Europës me fitore
27 July, 2017 @23:14
Pas 1234 ditëve mungesë në garat europiane, gjigandi italian, Milan, i është kthyer Europa Ligës me fitore sonte, duke e mposhtur ekipin rumun, Craiova, si mysafir me rezultat minimal, 0-1.
Golin e vetëm për Milanin e shënoi njëri ndër shumë transferet e kësaj vere, zvierani Ricardo Rodriguez, një minutë para fundit të pjesës së parë të ndeshjes.
Më 3 gusht në San Siro zhvillohet ndeshja e kthimit, derisa rossonerët presin që të shohin kundërshtarin e Play-Offit për të shpresuar në fazën grupore të Europa Ligës.
R i c @ r d o R @ d r ! g u e z by euro2016videos