PRISHTINA

Foto: BOROZANI
Prishtina drejt shpërnguljes në Mitrovicë?
28 July, 2017 @13:36
Në një artikull të botuar në ‘Koha Ditore’ sot, është bërë e ditur që klubi i Prishtinës ka bërë kërkesë në MKRS, FFK si dhe në komunën e Mitrovicës që ndeshjet e sezonit 2017/2018 t’i zhvillojë në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi që stadiumi i Prishtinës nuk është ende gati. Gjithsesi, klubi i Prishtinës ende nuk ka marrë përgjigje nga institucionet përkatëse në lidhje me kërkesën e bërë.