NË PEJË

Rinia e Pejës në duart e Valdet Shoshit me përvojë
Besa me Shoshin nis renovimin
28 July, 2017 @8:36
Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Besa, që nuk arriti të sigurojë garat europiane pasi që nuk u licensua nga FFK për UEFA, ka bërë të ditur se ka angazhuar trajner të saj Valdet Shoshin.
Ekipi pejan gjatë kësaj vere i ka dhënë leje të gjithë lojtarëve të saj të shikojnë klube tjera, derisa futbollistët kanë gjetur angazhime në ekipe tjera të Superligës.
Ndërsa vetë ekipi, ka thënë se tash e tutje me Shoshin, që ka nisur dje punën, do t’ia nis një rrugëtimi të ri me futbollistë të rinj në moshë dhe të talentuar nga qyteti i Pejës, për të krijuar skuadër cilësore por me themele.
Stinorin e kaluar Besa ia nisi me Gani Sejdiun trajner, ndërsa e përfundoi me Astrit Imamin. Të kuqtë e Pejës në stinorin 2016/17 e përfunduan në mes të tabelës në Superligë, duke qëndruar të qetë në xhirot e fundit, ndërsa Kupën e fituan duke e mposhtur Llapin pas penalltive.