MIQËSORJA

Prishtina-Genoa, shtyhet
28 July, 2017 @13:08
Pas kërkesës së klubit të Serie A, Genoa, për miqësore me Prishtinën, ekipi nënkampion i Kosovës ka dalë me komunikatë për shtyp sot, ku ka theksuar se ndeshja është shtyer për një datë të pacaktuar ende për shkak të rrethanave që mbretërojnë në Kosovë.
“FC Prishtina iu njofton se shtyrja e datës së zhvillimit të kësaj miqësoreje është bërë për mungesë të infrastrukturës ku do të mund të zhvillohej kjo ndeshje, sepse stadiumi i qytetit ende është në rinovim e sipër. Ndërsa, alternativa e vetme, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rastin e ndeshjes me Norrkoping, na ka bindur se është shumë vështirë dhe gati e pamundshme të zhvillohet atje. Arsyet janë të shumta si distanca relativisht e madhe, punimet në rrugë dhe vështirësitë e mëdha që adhuruesit tanë prishtinas të na ndjekin nga afër. Andaj, pas përfundimit të punimeve në stadiumin tonë edhe ndeshje do të bëhet e mundur dhe për datën e zhvillimit të kësaj ndeshje ju njoftojmë me kohë,” ka bërë të ditur njoftimi i Prishtinës.
Drejtuesit e Genoas do të jenë në Prishtinë më 9 gusht 2017 kur pritet edhe të përcaktohet data e miqësores ndërmjet klubit elit italian dhe bardhekaltërve.