MAREK HAMSIK

Hamsik do titullin me Napolin
28 July, 2017 @16:39
Mesfushori i Napolit Marek Hamsik pret që sezonin e ardhshëm të realizojë ëndrrën e tij që të fitoj Scudetton.
Hamsik ka shpenzuar 10 vjet me Napolin, në këto vite asnjëherë nuk e ka fituar Scudetton, sllovaku të martën i ka bërë 30-të vjet, para se të penzionohet ka dëshirë që ta ndalojë sundimin e Juventusit në Serie A.
“Edhe pse i vjetër në moshë, megjithatë, karriera ime është duke shkuar poshtë, por dua të bëjë diçka më shumë, ende dua diçka nga futbolli: që ta fitojë Scudetton me Napolin, kjo është ëndrra ime e vërtetë.
“Ne mund ta bëjmë këtë, ndoshtë në këtë stinor, sepse jemi mjaft të mirë për të luftuar për Scudetto”, ka thënë Hamsik, raporton Football Italia.