MIQËSORE: TRIM LUMI - LIRIA
BOROZANI/Arkiv/A.P.
4 fitore nga 4 ndeshje, Liria sot kthehet
30 July, 2017 @8:27
Me fitoren e djeshme ndaj Trim Lumit të Strugës, Liria ka përfunduar fazën dyjavëshe përgatitore në Ohër.
Golat e Ilir Mustafës dhe Zenel Gavazajt i kanë sjellë Lirisë fitoren 2-1 ndaj ekipit strugan, që ka qenë fitorja e katërt e bardhezinjëve nga Prizrenit nga 4 takime të zhvilluara në këtë rajon.
SHIKO: Orarin e stinorit 2017/18
Liria përndryshe sot merr rrugë për Prizren nga Ohri dhe do të kërkojë që të nis sa më mirë stinorin e ri të Superligës 2017/18 ku pretendon të jetë në pjesën e epërmë të klasifikimit.