MIQËSORE: VËLLAZNIMI-TREPÇA'89

Fotografi e shkrepur para fillimit të ndeshjes Vëllaznimi-Trepça'89/ Foto: FCVellaznimi
Vëllaznimi i Munishit, mposht kampionin aktual
28 July, 2017 @19:34
Skuadra e Vëllaznimit ka mposhtur sot në miqësoren e radhës të tyre kampionin aktual të Kosovës, Trepça’89.
Edhepse miqësore, kuqezinjtë e Gjakovës nuk kanë falur portën e ekipit mitrovicas, duke shënuar dy herë në pjesë të parë për të treguar seriozitet 3 javë para nismës së stinorit të ri të Superligës.
Jeton Dushi ka shënuar golin e parë për Vëllaznimin nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas Egzon Gashi dha epërsinë 2-0 për gjakovarët, që ishin me qindra në tribuna përkundër motit të nxehtë dhe miqësores.
Trepça’89 në pjesë të dytë ka ulë epërsinë për përfundimtaren 2-1, që ka qenë edhe humbja e parë e tyre në miqësoret parasezonale.