ICC: REAL - BARCELONA

Barça fiton El Clasicon, merr trofeun ICC 2017
30 July, 2017 @8:40
Barcelona ka shënuar fitore në El Clasicon parasezonale të zhvilluar në mëngjesin e hershëm, sot në Miami të SHBA-së, duke e mposhtur Real Madridin 3-2, me golin e Gerard Piques, në fillim të pjesës së dytë, që doli të jetë vendimtar.
Me këtë fitore, 3-2, Barcelona përfundoi turneun e International Championns Cup me 3 fitore nga po aq të zhvilluara dhe me diferencë pozitive prej 3 golash ka ngritur trofeun e ICC-së për këtë vit.
Pique, gjithashtu u shpall edhe MVP i ndeshjes në Hard Rock Stadiumin e stërmbushur me adhurues, që panë 5 gola.
Barcelona shpejt shënoi 2 herë, për avantazhin brenda 7 minutave të para të lojës, 2-0. Lionel Messi dhe Ivan Rakitic shënuan.
Gjithsesi Real Madrid reagoi shpejt. Mateo Kovacic dhe Marco Asensio barazuan deri në fund të pjesës së parë, 2-2. E ndeshjen e vendosi Pique në pjesën e dytë.
Të dyja ekipet nisën ndeshjen me formacionet më të forta që kanë, përveç natyrisht Cristiano Ronaldos, që është në pushimin e zgjatur pas stinorit të lodhshëm, trofeve të fituara dhe Kupës së Konfederatave 2017.
Fakt tjetër nga ICC 2017 është se Real përfundoi turneun pa asnjë fitore të shënuar duke u mposhtur në 3 ndeshje, nga po aq të zhvilluara.
Real Madrid 2-3 FC Barcelona | All Goals… by RussellLerman