MEDIA

Fellaini drejt Turqisë?
30 July, 2017 @13:55
Pas spekulimeve për ardhjen e Nemanja Matic, te United spekulohet se edhe do të ketë largime nga reparti i mesfushës.
Emri i përfolur për një largim të mundshëm është belgu Marouane Fellaini, i cili siç duket ka arritur marrëveshje personale me Galatasarayn. Mediat e ndryshme angleze e turke raportojnë që ditëve të ardhshme përfaqësues nga klubi turk do të udhëtojnë drejt Anglisë për të arritur një marrëveshje me klubin anglez, i cili duket se kërkon mbi 20 milionë euro.