MEDIA

Matic pranë kalimit në ‘Old Trafford’
30 July, 2017 @13:48
Mbipopullimi i mesfushës me ardhjen e Bakayokos siç duket ka bërë që Antonio Conte të pajtohet me largimin e Nemanja Maticit nga skuadra.
Sipas mediave më të besueshme sa i përket transfereve, Nemanja Matic është shumë pranë kalimit te Manchester United, ku do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, i cili ishte ai që e riktheu në Londër në verën e vitit 2014.
Transferimi pritet të kompletohet ditëve të ardhshme për afro 40 milionë funte, me Unitedin që synon skuadër sa më të kompletuar para finales së Superkupës ndaj Real Madridit më 8 gusht.