SEMINAR
BOROZANI/A.P.
Referët para seminarit të rëndësishëm
Teksti: FFK
30 July, 2017 @12:02
Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, sikur në çdo segment garues edhe Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës do të organizojë seminar për gjyqtarë.
Ky është seminari i parë nën përkujdesjen e FIFA-s me ligjërues instruktorë të FIFA-s, që ka një rëndësi të veçantë për Kosovën drejt ngritjes profesionale të gjyqtarëve të futbollit e sidomos tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA kur për çdo vit kërkohet nominimi i gjyqtarëve të rinj për të qenë pjesë e FIFA-s.
Seminari do të mbahet prej 1 gushtit dhe do të vazhdojë deri më 5 gusht. Ndërsa ligjërues do të jenë: Alan Snoddy – Instruktor i FIFA-se për gjyqtarë dhe përgjegjës për Kosovën në Konventën e UEFA-së dhe Simon Breivik – trajneri i fitnesit i gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze.