MIQËSORE: VUSHTRRIA-GJILANI
BOROZANI/Arkiv/ D. S.
Osmani me gol, Vushtrria barazon
30 July, 2017 @10:44
I rikthyeri te Vushtrria këtë stinor, Labinot Osmani, ka shënuar gol në paraqitjen e parë te ekipi i kaltër nga qyteti i vjetër i Kosovës në përballjen miqësore ndaj Gjilanit të zhvilluar dje.
Osmani ka shënuar në pjesë të parë të ndeshjes golin e tij për t’ia dhënë avantazhin Vushtrrisë, që po bën përgatitjet për rikthim në Superligë këtë stinor nga Liga e Parë.
Sidoqoftë, Gjilani në fillim të pjesës së dytë, ka arritur të barazojë rezultatin në 1-1, që ka qenë edhe ai përfundimtari i ndeshjes përgatitore.