ZYRTARE

UEFA e konfirmon, Maqedoni - Shqipëri luhet në Strumicë
30 July, 2017 @21:01
Ashtu siç u njoftua më herët nga Federata e Maqedonisë, ashtu edhe ndodhi.
UEFA sot ka konfirmuar zyrtarisht që ndeshja e 5 shtatorit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndeshje që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit ‘Rusia 2018’, do të luhet në stadiumin e qytetit të Strumicës.
Ndryshimi i stadiumit është konfirmuar edhe në orarin e ndeshjeve në faqen zyrtare të UEFA-së, duke shuar të gjitha shpresat për zhvillim të ndeshjes në Shkup.