NË DRENAS
Feronikeli prezenton trajnerin dhe përforcimet
15 July, 2017 @11:15
Përmes një konference për shtyp të organizuar dje pasdite në “Rexhep Rexhepi”, ish kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka prezentuar përforcimet dhe me ‘to beson në fuqinë për të luftuar për trofe dhe dalje në Europë stinorin që vjen.
“Bashkëpunimi dhe korrektësia që e kemi pasur këtu, është arsyeja kryesore që kam vendosur të kthehem te Feronikeli. Objektivi është madhor, që përputhet me filozofinë time të lojës,” ka thënë Gani Sejdiu, trajner i ri i ekipit.
Feronikeli nën drejtimin e Gani Sejdiut kishte arritur të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion.
Përveç trajnerit Sejdiu, janë prezentuar zyrtarisht edhe përforcimet për këtë stinor: Qemail Elshani, Albert Dabiqaj, Arbër Prekazi dhe sulmuesi Granit Arifaj. Treshja e parë vjen nga Besa e Pejës, ndërsa Arifaj, pas vetëm një javë qëndrimi te Liria e Prizrenit “iku” te ish-kampioni.