Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Feronikeli shkëput bashkëpunimin me Klodian Duron

Feronikeli shkëput bashkëpunimin me Klodian Duron


1 May, 2021 @18:52

Klodian Duro nuk do të jetë më kryetrajner i skuadrës së Feronikelit.

Drejtuesit e klubit pas ndeshjes së humbur sot nga Drita, kanë vendosur të shkëpusin bashkëpunimin me trajnerin, gjersa vendin e tij do ta mbulojë Faruk Elshani.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga klubi i Drenasit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga