Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIM I SHPEJT ME FUZIONIM

Feronikeli’74 festoi titullin dhe sigurimin e Superligës në Prizren!

Feronikeli’74 festoi titullin dhe sigurimin e Superligës në Prizren!


21 May, 2023 @20:07

Në stadium të rivalit të vetëm që e kishin në rrugë për Superligë, për shkak të rrethanave të krijuara në përballjen e fundit, dikur Feronikeli, tash Feronikeli’74 ka festuar trofeun e fituesit të Ligë së Parë Grupi A në Përparim Thaçi, në stadiumin e Lirisë, që e ndoqi atë deri në xhiron e fundit, por s’ia arriti assesi t’ia rrëmbejë pozitën e parë në renditje.

Ekipi tjetër prizrenas, A&N ka qenë nikoqir në Përparim Thaçi sot, për shkak siç u tha përdorimit të VAR-it në këtë ndeshje të rëndësisë për Superligë, ndërsa rastet e mira të A&N-së nuk u konkretizuan, e në anën tjetër Feronikeli’74 pati një gol të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje të Dren Gashit, për tu mbyllë ndeshja me pikën e nevojshme për ata, që ua siguroi Superligën: A&N 0-0 Feronikeli’74.

A&N vs. Feronikeli'74

Ekipi i drejtuar nga Granit Begolli, edhe pse pati bilanc më të dobët në duele direkte me Lirinë, ka mbledhur pikë më shumë në duelet tjera për të siguruar Superligën dhe kështu në tabelën përfundimtare të Grupit A të Ligës së Parë, ekipi nga Drenasi që festoi në fund dhe ngriti trofeun, mbyll stinorin në vend të parë me 57 pikë nga 27 ndeshje - që ia garanton Superligën.

TABELA PËRFUNDIMTARE

A&N në anën tjetër që drejtohej nga Refet Mullallari ka kryer stinorin në pozitën e parafundit, ndërsa siguruan mbijetesën në muajin e kaluar. E nënta në renditje A&N mbyll stinorin me 29 pikë prej 27 ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë