Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI'74 2-0 VËLLAZNIMI

Feronikeli’74 merr fitoren e parë

Feronikeli’74 merr fitoren e parë


3 September, 2022 @20:57

Skuadra e Feronikelit’74 ka shënuar fitoren e parë sezonale në Ligë të Parë duke e mposhtur Vëllaznimin sot në Rexhep Rexhepi, për të festuar triumfin e parë sezonal.

Ekipi i drejtuar nga Granit Begolli, që vjet në këtë kohë drejtonte pikërisht Vëllaznimin, ka shënuar fitore me rezultat 2-0 [Xhevdet Shabani 41, Muhamet Hyseni 78] ndaj gjakovarëve, të cilët janë të vetmit pa pikë këtë sezon në Ligë të Parë Grupi A!

TABELA AKTUALE

Golat e fitores për Feronikelin’74 (fuzionim i Feronikelit dhe Fortunës së Drenasit) i shënuan Xhevdet Shabani dhe Muhamet Hyseni, derisa ekipi tash kaloi në katër pikë!

E gjakovarët, pikët e para të sezonit do të mbetet t’i kërkojnë në xhiron e radhës, kur presin A&N në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë