Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX 1-3 FERONIKELI'74

Feronikeli’74 përmbys Phoenixin për fitoren e dytë

Feronikeli’74 përmbys Phoenixin për fitoren e dytë


9 September, 2022 @19:46

Fitorja e dytë radhazi për Feronikelin’74 ka ardhur me përmbysje, pasi që ekipi i Granit Begollit përkundër disavantazhit në pjesë të parë ndaj liderit të derisotëm të Ligës së Parë Grupi A, Phoenix, ka arritur që të fitojë ndeshjen, duke fituar duelin: Phoenix 1-3 Feronikeli’74 [Musa Kambi 45 - Dren Gashi 55, 70, Labinot Ibrahimi 87].

Ka qenë sulmuesi Dren Gashi që ka shpërthyer në pjesë të dytë për të përmbysur vendasit dhe për t’ia dhënë ‘niklit’ një fitore të rëndësishme si mysafir, të parën këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Phoenix në anën tjetër pas startit të mirë të garave ku kishte regjistruar tri fitore radhazi dhe dukej shumë mirë, është përmbysur sot për të pësuar për herë të parë këtë stinor.

Derisa Phoenix do të udhëtojë për ndeshje ndaj A&N-së në xhiron që vjen, Feronikeli’74 do të pres në derbin lokal, Drenasin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë