Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RILINDJA 1974 1-3 FERONIKELI'74

Feronikeli’74 përmbys Rilindjen 1974 për të vazhduar me fitore

Feronikeli’74 përmbys Rilindjen 1974 për të vazhduar me fitore


19 October, 2022 @21:45

Lideri i Ligës së Parë Grupi A, Feronikeli’74 ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro, duke e mposhtur ekipin e ri në ligë, Rilindjen 1974 dhe atë me përmbysje, Rilindja 1974 1-3 Feronikeli [Jahmurataj 65 - Dren Gashi 75, Dardan Rogova 79, 86].

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola dhe pa shumë raste, në pjesën e dytë me Jahmuratajn vendasit morrën epërsinë vonë në ndeshje. Por as kjo nuk mjaftoi për të nxjerrë pikë për Rilindjen 1974 të Fisnik Papuqit, derisa Feronikeli’74 u rikthye falë përvojës së lojtarëve, ku së pari barazoi me Dren Gashin pas një tollovie në zonë, e më pas thuajse përmes rastit të njëjtë, më së miri u gjind Dardan Rogova që shënoi për avantazh.

Feronikeli'74

Krejt në fund, një gabim i portierit të vendasve, bëri që të vihet deri te përfundimtarja e ndeshjes, ndërsa ekipi i drejtuar nga Granit Begolli tashmë ka 21 pikë dhe po krijon distancë nga pjesa më e madhe e ligës.

Rilindja 1974 në anën tjetër edhe pse ekip i ri në ligë, me pikët e fituara deri tash, mund të shpresojë në ecuri të mirë të kampionatit.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë