Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIM TE FITORJA

Feronikeli’74 rikthehet te fitorja

Feronikeli’74 rikthehet te fitorja


10 March, 2023 @15:33

Pas humbjes nga Liria në xhiron e kaluar, Feronikeli’74 ka shënuar fitore sot ndaj Istogut për të hap xhiron XVIII mbarë, ndërsa kanë siguruar edhe për xhiron e radhës distancën e pikëve në krye të renditjes tabelare ndaj ndjekësve.

Pjesa e parë përfundoi me barazim, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Feronikeli’74 dha shpejt dy gola me dy asistime të Dardan Rogovës për të siguruar trepikëshin.

TABELA AKTUALE

Së pari shënoi Muhamet Hyseni, ndërsa më pas edhe Ardian Selimi, e pak para fundit të ndeshjes goli diskutabil i Gentrit Ullurit që u asistua nga Ibrahim Cërvadiku u vërtetua si i rregullt nga VAR. Deri në fund, e tëra që bëri Istogu ishte shënimi i golit të nderit në kohën shtesë nga penalltia, kur Qëndrim Jahaj zbuti epërsinë tregolëshe të vendasve, për përfundimtaren: Feronikeli’74 3-1 Istogu [Muhamet Hyseni 46, Ardian Selimi 49, Gentrit Ulluri 87 - Qëndrim Jahaj 90+3].

Dardan Rogova

Fitorja, bën që Feronikeli’74 të çojë në 7 dallimin e pikëve ndaj ndjekësit të parë Lirisë sot, derisa arrin kuotën e 37 pikëve nga 18 ndeshje. Istogu mbetet për momentin i treti me 29 pikë nga po aq ndeshje.

Kjo ka qenë xhiroja e fundit sa i përket ciklit të dytë të Ligës së Parë Grupi A, ndërsa cikli i fundit i ndeshjeve do të përcaktohet pasi që përfundon xhiroja plotësisht, pasi që bëhet me sistemin e Bergerit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë