VUSHTRRI
Ferronikeli kthehet me 3 pikë nga Vushtrria
17 October, 2015 @15:42
Skuadra e Ferronikelit është kthyer me tre pikë të arta nga Vushtrria.
Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-3, duke e regjistruar fitoren e shtatë në këtë stinor.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 25’ nga Burim Qorri, i cili e kaloi Niklin në epërsi, derisa vetëm dy minuta më vonë rezultati u barazua me golin e Daut Maxhunit nga penalltia.
Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, mysafirët kaluan sërish në epërsi me golin e Qemail Elshanit, kurse Përparim Livoreka e përcaktoi rezultatin përfundimtar duke e shënuar golin e tretë për ekipin e tij.
Nga minuta 69’, të dyja skuadrat luajtën me nga një lojtar më pak, pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes i ndëshkoi me karton të kuq Mevlan Zekën e Ferronikelit dhe Edon Pasomën e Vushtrrisë për shkak të kacafytjes në mes vete.
Me këtë fitore, Ferronikeli së paku përkohësisht ngjitet në krye të tabelës me 21 pikë, dy më shumë se Trepça ‘89, që këtë javë do të përballet me Gjilanin në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.
Maxhuni Goal Vushtrria 1-1 KF Feronikeli 17.10… by sporttvks
Qemajl Elshani Goal Vushtrria 1-2 KF Feronikeli… by sporttvks