PRIZREN
BOROZANI/D.S.
Ferronikeli mposht Istogun
29 April, 2015 @15:48
Ferronikeli ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e radhës në Superligë sot, duke e mposhtur Istogun 2-1 në Prizren.
Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu përkundër mungesave si Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, ka arritur që të tregojë se është ekip kompakt dhe ka shënuar fitoren e 14-të të stinorit.
Golin e parë për drenicakët e shënoi Përparim Livoreka, ndërsa në fillim të pjesës së dytë shënoi edhe Mendurim Olluri për 2-0.
E tëra që arriti Istogu ishte të ulë epërsinë përmes penalltisë së shënuar nga Besnik Morina, pasi që më parë Gërbeshi kishte shkaktuar faul në zonë.
Ferronikeli do të kishte shënuar fitore edhe më të thellë, po të kishte qenë Xhevdet Shabani i saktë nga pika e bardhë.
Derisa Ferronikeli vazhdon të jetë lider, Istogu rrezikon të mbetet në zonën Play-Out.