GJERMANI

Xhaka, afër ekipit të vitit
29 April, 2015 @14:57
Mesfushori Granit Xhaka, që luan për Borussia Monchengladbachun mund të hyjë në ekipin e vitit të Bundesligës, pasi që faqja zyrtare e ligës gjermane ka hapur votimin për më të mirët e stinorit 2014/15 në pozitat e caktuara.
Për momentin Xhaka është duke udhëhequr në pozitën e mesfushorit më të mirë defanziv në konkurrencë me Xabi Alonson, David Alaban, Johannes Geis, Luiz Gustavo dhe Eugen Polanski.
Xhaka deri më tani ka arritur të fitojë 57% të votave por kjo mund të ndërrojë në ndërkohë, derisa votimi bëhet në bundesliga.de.