LIDERI BUZËQESH

BOROZANI/D.S.
Kthehet Livoreka
29 April, 2015 @9:36
Sulmuesi kaçanikas i Ferronikelit, Përparim Livoreka, do të jetë i gatshëm që të paraqitet për ekipin e tij në ndeshje ndaj Istogut sot në Prizren, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit lider të Superligës në Facebook.
Livoreka kishte pësuar një zgjatje muskulore në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kosovës ndaj Dritës në Gjilan, mirëpo si duket lojtari është shëruar për ndeshje.
Ferronikeli pret sot Istogun në kuadër të ndeshjeve të xhiros së XXV të Superligës, ndërsa do të kenë dy mungesa të mëdha si Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, që u ndëshkuan në ndeshje ndaj Vëllaznimit me karton të kuq.