TALENTI I PALERMOS

Dybala kushton 50 milionë euro
27 April, 2015 @22:19
Sulmuesi i talentuar i Palermos, Paulo Dybala, mund të bëhet anëtar i ri i Paris St Germain, ka bërë të ditur vetë kryetari i Palermos, Maurizzio Zamparini sot, duke folur për Telefootin.
Ai ka vërtetuar se është në bisedime me kreun e Paris St Germain, Nasser Al-Khelaifi dhe se i ka kërkuar 50 milionë euro për t’ia blerë kartonin argjentinasit 21 vjeç, që vlerësohet lartë.
Dybala, që erdhi në stinorin 2012/13 te Palermo nga Institutoja e Argjentinës për 12 milionë euro, ka shënuar 13 gola këtë stinor në 31 paraqitje në Serie A.