BARCELONA

Vermaelen gati
27 April, 2015 @21:06
Thomas Veramelen 29 vjeç, që erdhi në verë nga Arsenali te Barcelona, më në fund është shëruar nga lëndimi dhe është plotësisht i gatshëm për të debutuar për klubin katalonas, ka bërë të ditur trajneri Luis Enrique në faqen zyrtare të Barcelonës sot.
Ai erdhi për 19 milionë euro nga Arsenali dhe ende nuk debutoi për klubin e tij të ri prej se arriti në Camp Nou.
Barcelona është në garë për titull kampioni, Copa del Rey dhe Ligë të Kampionëve.