PODUJEVË

Foto: KF Llapi/ Facebook
Llapi barazon përsëri
26 April, 2015 @17:20
Llapi nuk ka arritur të dalë fitues sot në Zahir Pajaziti të Podujevës në përballje me Lepencin.
Edhepse kishin epërsinë, djelmoshat e drejtuar nga Tahir Batatina kanë pranuar një gol nga mysafirët e Kaçanikut, që ka vulosur fatin e takimit.
Derisa ky barazim Llapit i kushtoi me humbje të vendit të parë në tabelë, Lepencit i jep shpresa për mbijetesë në Ligë të Parë.