VUSHTRRI

Rashica shkëlqen, kampioni arrin fitoren e dhjetë
26 April, 2015 @15:52
Forma e mirë e ekipit kampion që po drejtohet nga Bekim Shotani ka vazhduar edhe sot në Vushtrri.
Kosova e Vushtrrisë në saje të Milot Rashicës fenomenal ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenicës me rezultat 2-0.
Rashica ka shënuar vetë golin e parë për ekipin, derisa pas një solo depërtimi të bukur ka asistuar për Daut Maxhunin që shënoi për 2-0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe solli fitoren e katërt të vushtrriasve në 6 xhirot e fundit.
Vushtrriasit tani më nuk kanë pësuar që nga xhiroja e XVIII dhe prej atëherë kanë realizuar 4 fitore e 2 barazime.