MITROVICË

Foto: Mi2
Sulmohet referi, ndërpritet derbi lokal
26 April, 2015 @15:42
Ndeshja derbi ndërmjet rivalëve lokal, Trepça dhe Trepça’89, është ndërprerë në minutën e 70-të të takimit, pasi që referi ka pezulluar ndeshjen për shkak të një sulmi ndaj tij.
Trepça’89 kishte marrë avantazhin 6 minuta para ndërprerjes së takimit përmes golit të Azem Mustafës.
Referi (Bajram Gashi) kishte ndëshkuar me karton të kuq Bujar Idrizin e Trepçës në minutën e 70-të, pas së cilës pasoi sulmi nga futbollistët e Trepçës drejt referit, që detyroi atë të ndërprejë ndeshjen.