MINUS 4

Foto: KF Besa/ Facebook
Besa, e pandalshme
26 April, 2015 @15:25
Besa ka dalë fituese në Gjilan në përballje ndaj Dritës, ku golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Dukagjin Gashi, i cili pas një topi të dëbuar nga zona shënoi duke shutuar prej afro 20 metrave.
Pejanët kanë pasur edhe një morri rastesh në pjesë të dytë për të ngritur epërsinë, por nuk e kanë arritur këtë.
Humbja lë Dritën në kërkim për shpëtim nga rënia, derisa Besa vazhdon të konkurrojë në luftën për titull duke iu afruar Ferronikelit.
Kjo është fitorja e shtatë e Besës në tetë ndeshjet e pranverës.