HAJVALI

U shkurtohen pagat
25 April, 2015 @22:40
Futbollistët e Hajvalisë do të marrin për 30% më pak të rrogave të këtij muaji pas performancës ndaj Ferizajit, ka vendosur kryesia e klubit.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sportal, që ka cituar drejtorin sportiv të ekipit të Hajvalisë, Xhavit Pacolli, i cili u ka bërë të ditur se dënimi për lojtarët vjen për shkak të mosangazhimit ndaj Ferizajit.
Hajvalia që po kërkon titullin e kampionit ka barazuar ndaj Ferizajit që po lufton për mbijetesë.