MOURINHO

200 milionë + Ronaldo = Hazard
26 April, 2015 @10:43
Pas përfoljeve se Real Madrid po shikon mundësinë që të blej talismanin e Chelseat, Eden Hazard, ka ardhur përgjigjja nga trajneri i londinezëve, Jose Mourinho.
Daily Star dhe Mail on Sunday kanë bërë ‘boom’ në opinionin anglez sot, kur kanë dalë me deklaratën e Mourinhos lidhur me shitjen e mundshme të Hazardit.
“Doni të dini sa? 200 milionë funta plus njërin nga lojtarët më të mirë të tyre. Dhe nëse ata e donë me të vërtetë atë, atëherë unë do të jem i pari që do ta kuptoja këtë,” u ka thënë Mou gazetave në fjalë.