PRIZREN
BOROZANI/D.S.
Liria lidere
26 April, 2015 @16:52
Liria e Prizrenit është bërë lidere e Ligës së Parë në futboll. Ekipi i drejtuar nga Skender Shengyli ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit 2-0 në Përparim Thaçi, për të marrë lidershipin e Ligës së Parë.
Dy golat e Lirisë kanë ardhur në pjesë të parë të takimit, pas krosimeve të mprehta nga Alban Guci. Të parën e shënoi Admir Karahoda, ndërsa të dytën Qëndrim Gashi.
Liria aktualisht ka 52 pikë nga 22 ndeshje të zhvilluara, derisa në pranverë po vazhdon formën perfekte që ka kapur.