BAYERN KAMPION

Xhaka bën kampion Bayernin
26 April, 2015 @20:19
Bayern mposhti dje Herthën e Berlinit në Allianz Arena me rezultat minimal. Ndërsa sot pranë televizionit, ata u shpallën kampion.
Kjo, pasi që ndjekësi kryesor i tyre Wolfsburg pësoi në minutën e 90-të të takimit nga ekipi i Borussia Monchengladbachut, kur shënoi Max Kurse.
Me këtë fitore të M’Gladbachut, për të cilët për 90 minuta luajti Granit Xhaka, tashmë Bayern është kampion i Gjermanisë për stinorin 2014/15.