KUKËS

Humbin derbin, shkarkojnë trajnerin!
26 April, 2015 @20:10
Trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, që ka kaluar një stinor tepër të mirë me ekipin e tij, është shkarkuar sot, menjëherë pas humbjes nga Skënderbeu në derbin e xhiros.
Panorama Sport ka bërë të ditur se vendin e Shaqirit do ta zë serbi, Miodrad Radanovic, që javë më parë u soll në klub në pozitë të drejtorit teknik.
Skënderbeu mposhti Kukësin me golin e vetëm të shënuar nga Sabien Lilaj për fitoren 1-0 në Zeqir Ymeri.
Skënderbeu (69) 4 xhiro pa përfunduar stinori ka 6 pikë më shumë se Partizani (63) dhe Kukësi (63) që janë ndjekësit e parë të ekipit korçar.