PAS DERBIT

REUTERS/Arkiv
Mourinho i përgjigjet brohoritjeve ‘Chelsea i mërzitzhëm’
26 April, 2015 @21:25
Pas barazimit të sotëm në Emirates, Chelsea, është shumë afër që të fitojë titullin e kampionit të Anglisë.
Ekipi lider u kritikua pas ndeshjes për lojë të mërzitshme, derisa u dëgjuan edhe brohoritjet në stadium “Chelsea i mërzitshëm”.
“Mendoj se e mërzitshme është që të mos fitosh titullin qe 10 vite. Nëse e përkrah një ekip dhe pret, e pret, për aq shumë vite për titull, kjo është e mërzitshme,” është cituar të ketë thënë Mourinho pas ndeshjes raporton BBC Sport sot.
“Ky ekip për të cilën thuhet se është i mërzitshëm ka më së shumti gola të shënuara në Premier League pas Manchester Cityt dhe ka golaverazhin më të mirë në ligë.”
Sa i përket futbollistëve të tij ai ka lëvdëruar kapitenin John Terry.
“Krejt ekipi ka qenë fenomenal sot, por John ka qenë një hap para të gjithëve,” ka thënë ndër të tjera strategu portugez i Chelseat që është shumë afër të fitojë titullin në Angli.
Chelsea ka 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë dhe kampioni aktual Manchester City, që gjindet në vend të dytë të tabelës, 4 xhiro pa përfunduar stinori.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE NË PREMIER LEAGUE