HAZARD

Foto: The Guardian
‘Nuk e di nëse e meritoj këtë çmim’
27 April, 2015 @14:49
Mesfushori fantastik i Chelseat, Eden Hazard, është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2015 në Premier League.
Belgu që po e udhëheq Chelsean drejt titullit kampion këtë stinor, është shprehur të jetë tejet i lumtur për arritjen e tij, ndërsa pas pranimit të çmimit ka thënë se futbollistët e dinë më së miri për kë kanë votuar.
“Jam shumë i lumtur. Një ditë doja të isha më i mirë dhe këtë stinor kam luajtur mirë, por edhe Chelsea ka luajtur mirë,” ka thënë fillimisht ai.
“Nuk e di nëse e meritoj këtë çmim, por më pëlqen arritja. është më mirë kur votohesh nga futbollistët - ata dinë gjithçka për futbollin. Mendoj se njëra ndër arsyet që jam zgjedhur është shënimi i golave të rëndësishëm për skuadrën,” ka thënë belgu 24 vjeç i Chelseat.

Hazard ka edhe 5 ndeshje për të zhvilluar me Chelsean këtë stinor në Premier League, derisa ka arritur shifrat e 13 golave dhe 8 asistimeve në Premier League deri më sot.
Ai është gjithashtu lider i rasteve të krijuara në Premier League me 88 sosh. Hazard është gjithashtu lider i driblimeve në elitën angelze me 155 sosh të kompletuara këtë stinor.