SHORTI GJYSMËFINAL

BOROZANI/D.S.
Derbi drenicak edhe në Kupë
27 April, 2015 @14:23
Ferronikeli dhe Drenica nuk kanë të ndarë.
Derbi drenicak do të jetë në dispozicion të adhuruesve të futbollit edhe së paku dy herë tjera këtë stinor, pasi që shorti gjysmëfinal i Kupës së Kosovës ka vënë përballë njëra-tjetrës këto skuadra.
Në anën tjetër, duel derbi vlerësohet edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Besës së Pejës dhe Trepçës’89 nga Mitrovica, që përveç Kupës po kërkojnë edhe titullin kampion.
Në gjysmëfinale, skuadrat luajnë në sistemin brenda-jashtë, e jo sikur deri më tani, kur është vendosur për kalim në fazën tjetër përmes një ndeshjeje.
Mëposhtë shikoni datat e ndeshjeve dhe vendasit.
NDESHJET GJYSMËFINALE:
20 maj 2015: | Stadiumi: Shahin Haxhiislami, Pejë | BESA - TREPÇA'89 | |
20 maj 2015: | Stadiumi: Përparim Thaçi, Prizren | FERRONIKELI - DRENICA | |
6 qershor 2015: | Stadiumi: Riza Lushta, Mitrovicë | TREPÇA'89 - BESA | |
6 qershor 2015: | Stadiumi: Bajram Aliu, Skenderaj | DRENICA - FERRONIKELI |