LIVERPOOL

Mbaron stinori për Sturrdige-in
27 April, 2015 @20:34
Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturrdige, mund të mos luaj më këtë stinor, ka thënë trajneri i ekipit Brendan Rodgers, transmeton Eurosport sot.
Sulmuesi 25 vjeç i përfaqësueses angleze nuk ka luajtur që nga çerekfinalja e FA Cup ndaj Blackburnit dhe mund të mos kthehet në fusha deri në fund të këtij stinori, pas lëndimit.
“Ka qenë një stinor i vështirë për të. Një nga stinorët e pafat që mund t’i qëllojnë një lojtari. Shpresojmë të jetë i gatshëm për parastinorin e ardhshëm,” është cituar të ketë thënë Rodgers.
Sturrdige nisi stinorin duke shënuar gol ndaj Southamptonit, mirëpo nuk luajti për shkak të lëndimit prej gushtit 2014 deri në janar 2015.
Ai këtë stinor ka qenë i gatshëm vetëm për 18 ndeshje, duke shënuar 5 gola, krahasuar me stinorin e kaluar kur ka luajtur në 33 ndeshje duke shënuar 24 gola.
Liverpool është aktualisht në vend të pestë dhe po shikon mundësinë që të dalë në vend të katërt që siguron Ligën e Kampionëve.